Pas protestës në sheshin Skënderbej, qytetarët janë zhvendosur në rrugën Myslym Shyri, ku kanë bllokuar qarkullimin e makinave.
Efektivët kanë mbërritur dhe kanë kërkuar largimin e tyre nga rruga.
Advertisements
Situata është shoqëruar me tensione mes tyre.
“O sot, o kurrë, o njerëz bashkohuni”– dëgjohen protestuesit.
Advertisements
“Ju lutem largohuni”, i drejtohen efektivët.
Pas ndërhyrjes së tyre, protestuesit janë larguar nga kryqëzimi dhe qëndruan në trotuar tek Sheshi Rinia, duke zhbllokuar qarkullimin e mjeteve.
Advertisements