Dje është mbajtur koncerti i shumëpritur i yllit latin, Maluma, në Tiranë.
Këngëtari latin ka dhuruar spektakël të jashtëzakonshëm në sheshin “Nënë Tereza”, shkruan lajmi.net.
Advertisements
Në këtë koncert është vënë re pjesëmarrja e madhe e të rinjve.
Por përveç të rinjve apo fansave të zjarrtë të këngëtarit të njohur, të shumtë kanë qenë edhe VIP-at shqiptarë që kanë shkuar për të ndjekur koncertin e tij.
Advertisements
Figurat e njohura të showbizit shqiptar që kanë qenë të pranishëm në koncert, kanë ndarë video në rrjetet e tyre sociale ashtu si fansat e tjerët të Malumës që po ndjekin koncertin./Lajmi.net/
Advertisements