Ndryshimi i çmimit të naftës në bursë është reflektuar edhe në Shqipëri. Nga 260 Lekë për litër, çmim rekord në vendin tonë, mbrëmjen e djeshme vlera e naftës ka pësuar një rënie duke shkuar në 245 Lekë për litër.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, i ftuar në emisionin ‘Opinion’.

Advertisements

Luigj Aliaj: Mesa është pasqyruar bursa deri në orën 17:30, kanë reaguar thuajse të gjitha stacionet e karburantit. Në këtë moment janë në nivelin 245 lekë.

Blendi Fevziu: Të shkoj ta mbush tani makinën unë se nuk i dihet deri nesër.

Advertisements

Luigj Aliaj: 245 e ke nga 260 që ishte.

Artikulli paraprakA do ta japësh dorëheqjen? Lulzim Basha e thotë troç: Jam gati të…
Artikulli tjetërKush e ka radhën pas Ukrainës? Një tjetër shtet futet në luftë