Monika Lubonja ka rrëfyer disa të pathëna nga spektakli “Big Brother Vip”, teksa zbuloi se çfarë i kërkonte Arbanës në dhomën e rrëfimit.
E ftuar në “Glamour Zone”, aktorja tha:
Advertisements
“Unë shkoja në dhomën e rrëfimit dhe i thoja Arbanës që dua të takohem me pilotin, sepse realisht derisa ai e bëri një gjë të tillë për mua, shpenzoi diçka për mua, erdhi, harxhoi kohë dhe i takonte që të shfaqej dhe të vinte në shtëpinë e BBV.”
Advertisements
Kujtojmë që “piloti” u bë një personazh shumë i famshëm me dedikimet e tij për aktoren, teksa iu dedikua edhe një këngë.
Më pas moderatorja i tha Monikës:
Advertisements
“Dëshira jotë ka qenë një emision ose një Teatër për fëmijët dhe more një gjë që nuk ka lidhje fare me ty për mendimin tim, fustanet. Ty nuk të erdhi mrië por pse nuk e the në moment? Sepse ty të tradhtoi fytyra dhe unë e dallova në moment, Donaldi e tha, të gjithë e kuptuan por ti pse nuk e the?”
Monika: Po e qartë por unë mendova se do më kishin bërë një surprizë tjetër. Dhe veshjet që më sollën kur I apshë aty I pashë me mospërfillje, por mos harroni që pastaj unë jam një njeri që e njoh TV dhe shumë herë kam dashur të ndihmoj produksionin dhe të mos bëja skena në publik.