Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 15-të, ka dyshime të forta se edhe Kina mund të nisë një sulm ushtarak mbi Tajvan.Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng deklaroi se Kina dhe Tajvani do të paguanin një çmim të rëndë nëse Pekini do të përpiqej të organizonte një pushtim të ngjashëm me atë të Rusisë.
Tajvani e sheh veten si një komb i pavarur me qeverinë e vet. Por Kina e ka konsideruar prej kohësh demokracinë ishullore si një provincë të shkëputur dhe është zotuar se një ditë ta rimarrë atë, raporton BBC.
Advertisements
Javën e kaluar, shprehja “Ukraina sot, Tajvani nesër!” populloi mediat sociale të Tajvanit. Por qeveria e Tajvanit ka minimizuar në mënyrë të prerë krahasimet me Ukrainën. Ndërsa autoritetet rritën nivelin e tyre të gatishmërisë, presidenti Tsai Ing-ëen deklaroi se kishte “ndryshime thelbësore” në konfliktet gjeopolitike, duke përfshirë pengesën gjeografike të ngushticës së Tajvanit midis ishullit dhe Kinës.