Dagz dhe Einxhel janë duke e shijuar lidhjen e tyre jashtë “Big Brother VIP”.
Dy ish banorët janë të pandarë dhe shfaqen gjithmonë krah njëri tjetrit, shkruan lajmi.net.
Advertisements
Së fundmi, Dagzi dhe Einxheli kanë udhëtuar drejt Kosovës ku duket se kanë takuar familjarët e DJ.
Ka qenë motra e tij, Aurora, që ka postuar një foto krah Einxhel duke shkruar: Kuni(kunata) ime e mrekullueshme.
Advertisements
Si duket Dagz e ka prezantuar Einxhelin me prindërit e tij.
Në një intervistë para pak ditësh Einxhel u shpreh se deri tani nuk janë takuar dot për shkak të angazhimeve.
Advertisements
Edhe pse nuk ishin takuar ende moderatorja tregoi gjithashtu se për 8 Mars, “Ditën Ndërkombëtare të Grave” u ka bërë dhurata simbolike nënës dhe motrës së DagzIT.
“Mezi po pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Deri tani kam takuar vetëm motrën e tij sepse nuk kam patur mundësi. Përpos mbështetjesh së madhe më kanë dhënë sepse kanë thënë fjalë shumë të bukura. Nënës dhe motrës së Dagz për 8-Mars u bëra në mënyrë simbolike diçka të vogël në pamundësi për të qenë pranë tyre. Jo vetëm për djalin që kanë rritur por për atë që janë.”, ka thënë ajo.
Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter./Lajmi.net/