Gjenerali i Forcave të Armatosura të Ukrainë, Dmytro Marchenko ka reaguar ashpër ndaj ushtarëve rusë, të cilët prej 15 ditësh nuk i kanë ndalur sulmet në Ukrainë, ndërsa janë bombarduar edhe civilë. Mi nisjen e pushtimit të Ukrainës, Rusia nuk e kishte menduar se do të përballej me një rezistencë të fortë nga ana e Ukrainës.
Ushtarët rusë kishin shpresuar për një fitore të shpejtë në Mykolaiv, një pikë kyçe për kontrollin e Detit të Zi, ndërsa kishtin pretenduar edhe realizimin e një sulmi përfundimtar në Odesa, porti më i madh ky i Ukrainës.

Por duket se tashmë shpresat e tyre janë shuar.

Advertisements

Ata ndeshën në një rezistencë kokëfortë, tipike për vendosmërinë e vendit për të mbizotëruar.

Banorët e qytetit historik kanë luftuar duke detyruar trupat e presidentit Putin që tq tërhiqen nga aeroporti që ata pushtuan gjatë fundjavës.

Advertisements

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme predhat nuk u ndalën mbi qytetet ukrainase.

Gjenerali Dmytro Marchenko, i Forcave të Armatosura të Ukrainës,tregon se nuk është trembur nga forcat ruse

Advertisements

Ai tha se armiku po i linte trupat e të vdekurve aty ku ata u vranë.

“Është e pakëndshme ta thuash këtë, por kufomat e tyre janë ushqim për qentë endacakë,” tha ai në një intervistë për The Times .

Artikulli paraprakKush e ka radhën pas Ukrainës? Një tjetër shtet futet në luftë
Artikulli tjetër“Është shumë e vështirë”, Einxhel flet e prekur për lidhjen me Dagz