Protestës së ditës së sotme iu ka bashkuar edhe aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Irgen Çela. Aktori u shpreh se ka ardhur për të protestuar për shkak të çmimeve të rritura të produkteve.
“Jam pjesë se kjo është protestë e popullit, se kjo është protestë e popullit, edhe unë I ftoj gjithë personazhet se para se të jemi vipa jemi qytetarë, jam pjesë e kesaj protestë për të gjithë ata pensionistë se kanë frikë të ndezin kaloriferin , për ata që kanë frikë të futen në supërmarket, që kanë frikë se nuk i hipin dot autobuzit, të gjithë prindërit tanë që kanë punuar gjithë jetën dhe skanë marrë dot asgje”, u shpreh aktori i humorit Irgen Çela.
Advertisements
Protestës iu kanë bashkuar shumë personazhe të njohur si Florian Binaj, aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Marin Mema, gazetar i njohur dhe shumë artistë të tjerë.