Një përplasje ka ndodhur sot mes protestuesve që janë mbledhur para Kryeministrisë.
Një qytetar i Unazës së re u shpreh se opozita e re do t’i udhëheq në fitore, deklaratë kjo që nxiti reagimin e të pranishmëve dhe i hoqën mikrofonin.
Advertisements
Qytetari i zonës së Unazës së Re: Unë vij nga zona e Unazës së re. Protestuam dy vjet po na mundi Rama duke blerë Lul Bravën. Opozita e re do na udhëheqë në fitore pa kompromis
Protestuesi: Poshtë politika, nuk ka parti. Jo opozitë. Lëre opozitën, s’kemi punë me opozitën. Kemi dalë për veten tonë këtu. Nuk ka opozitë, nuk na duhet opozita. Nuk ka opozitë këtu, është populli. Në këto shkallë nuk flitet për asnjë parti, për asnjë kryetar, ky është populli
Advertisements