Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur sot në mbledhjen e grupit parlamentar se është i gatshëm të mbledhë edhe Kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe këshillin kombëtar, por më parë theksoi ai:
“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, jo të kënaqim egot personale të disa individëve. Zgjidhjet që nuk bashkojnë partinë nuk janë zgjidhje. Ju e dini që Kolegji i Kryetarëve, është kundër dorëheqjes. Pa pasur zgjidhje për situatën. Çfarë prisni që të përplas me njëri-tjetrin ju me ata. Ne duhet te dalin me propozime konkrete. Si do t’i bashkojmë demokratët, jo si do t’i shërbejmë interesave personale të individëve.
Ne duhet të kemi një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha strukturat e PD. Por edhe nga palët e tjera.
Advertisements
Unë do të mbledh edhe Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.
Por me parë hajde të gjejmë një zgjidhje ne. Duhet të mendojmë edhe për ata mijëra demokrat që na kanë mbështetur. Zgjidhje të papranueshme edhe nga ata e mban sërish të ndarë partinë.” u shpreh Basha.
Advertisements