Një blogere shtatzënë e shpëtuar nga rrënojat e një spitali të bombarduar në Mariupol ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Bota u trondit këtë javë kur bombardimet shkatërruan një spital për fëmijë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, Blogerja shtatzënë, Marianna Podgurskaya, u fotografua e gjakosur mes rrënojave të zonës dhe tani ka sjellë në jetë një vajzë të vogël.

Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se bombardimi në spital ishte lajm i rremë pasi ka publikuar një foto të gruas shtatzënë e cila po postonte foto me make up dhe të bukur në blogun e saj.

Advertisements

Në një postim në Twitter, ata shtuan: “Është me të vërtetë blogerja e bukurisë shtatzënë [ukrainase] Marianna Podgurskaya. Postimet janë të rreme.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun, nënkryetare e Partisë Holos, tha: “Nuk është vetëm një llogari e rastësishme ose e panjohur në Tëitter. Është një llogari e një organizate zyrtare, e cila është ambasada e Federatës Ruse dhe kjo gjë duhet të ndiqet.

Advertisements

Artikulli paraprak“Ky është një shpenzim marramendës”/ Rama njofton lëvizjen urgjente që do ndodhë nesër
Artikulli tjetërBeatrix Ramosaj kthehet nga pushimet, drekon me personin e afërt të Donaldit