Një 32-vjeçare shqiptare nga Kosova është gjetur e vrarë nga policia e Zvicrës në Rapperswil-Jona SG!

Herët në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, një shqiptar (35-vjeçar), nga Kosova, ka raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij.

Advertisements

Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar burrin. Gruaja (35-vjeçare), u gjet e vdekur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.

Advertisements

Në momentin e kr imit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje.

Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët kanë vënë re diçka nga kr imi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.

Advertisements

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, shton ajo.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ar mën e përdorur. Një ar më zja rri nuk ishte e përfshirë, tha një zëdhënës i policisë kur u pyet nga Keystone-SDA.

Në vendin e ngjarjes janë patrulla dhe specialistë të policisë së kantonit, shërbimi i shpëtimit me mjekun e urgjencës, instituti i mjekësisë ligjore dhe prokuroria publike e kantonit St. Gallen.

Artikulli paraprakIku nga bombardimet, 19-vjeçaren ukrainase përdh*nohet nga 49-vjeçari polak
Artikulli tjetërNis protesta në Tiranë, pedagogu i njohur shpërthen: Shqipëria ka dy zgjidhje, ose protesto, ose ngordh