Beatrix dhe Donaldi u rikthyen në vëmendjen e medias dhe publikut pas disa postimeve në rrjete sociale që u morën si “shenja”.
Donaldi publikoi një foto me një palë syze dielli me skelet të bardhë, ku shkroi: Këto janë syze për goca më duket.
Advertisements
Vetëm një orë më vonë një postim i Trixës me modele të ngjashme ngjalli dyshime se dyshja janë ribashkuar.
Pasi Trixa shkroi: Nuk më mungojnë asnjëherë një palë të tilla, Donaldi zbuloi se syzet ishin të Sara Berishës dhe fshiu të gjitha postimet.
Advertisements
Por “seriali” nuk u ndal me kaq. Postimi i fundit i Trixës na habiti të gjithëve dhe ka të bëjë sërish me Donaldin.
Këngëtarja ka publikuar një video nga pushimet ku ndodhet dhe gjejeni pak çfarë? Në video shihet personazhi “Spiderman”, që tashmë të gjithë e dimë që është i preferuari i Donaldit dhe me veshjen e tij u shfaq edhe në partyn e Post BBV dhe shpesh identifikohet me të.
Advertisements