Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj, është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar kohët e fundit. Ai ka qenë të shtunën në një club të Prishtinës ku ka performuar bashkë më binjakun, Romeo dhe këngëtarin, Elgit Doda.

Gjatë kohës kur nisi të dëgjohej ritmi i këngës “Toxic Love”, aktori i humorit shprehu disa fjalë për dashurinë. “Unë mendoj se ta dinim se si ishte dashuria, askush nga ne nuk do të binte në dashuri”, tha Donaldi drejtuar të rinjve që ndodheshin në club.

Advertisements

Kujtojmë që Donaldi, i cili është protagonist në videoklipin e kësaj kënge, por edhe tekstshkrues është shprehur se këtë këngë ia ka dedikuar Borës. Ndërkaq, vëllezërit Veshaj pritet të nisin së shpejti dhe projektin e tyre të titulluar “Më lër të flas”./abcnews.al

Artikulli paraprakSherri qenka më i madh seç mendonim! Vëllai i Trixës zihet keq me shokun e Donaldit
Artikulli tjetërXhemi nuk e tregon asnjëherë partnerin, Arbana i thyen rregullin dhe publikon videon