Einxhel Shkira vijon lidhjen me Dj Dagz dhe pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Ndonëse shumë nuk besonin mbi seriozitetin e romancës së tyre, dyshja duket se ndihen mirë pranë njëri-tjetrit.
Advertisements
Ata madje janë para shpesh bashkë, gjë që e reflektojnë përmes mediave sociale.
Së fundmi, moderatorja ka dalë të argëtohet në një nga klubet e Prishtinës.
Advertisements
Ka qenë vetë Einxhel që ka ndarë disa momente nga nata e mbrëmshme ku shihet nën shoqërinë e Semi Jaupaj dhe motrës së partnerit të saj, Aurora Gumnishta.
Ndërsa shihen duke kërcyer, nuk kanë munguar as komplimentet ndaj njëra-tjetrës.
Advertisements
Ka qenë motra e Arbërit e cila ka shkruar krahas fotos me Einxhel: “Kjo kunata ime e mrekullueshme”.