Kalláshi ose ndryshe Donjeta Kosumi befasoi ndjekësit e saj me një deklaratë në rrjetet sociale ku shkruante “Putin ndaloje lùftën se kam në plan të martohem këtë vit”.
Sot ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live”, duke thënë se nuk do të martohet pasi ende nuk e ka gjetur ende njeriun e jetës.
Advertisements
Donjeta: E bëra si batutë por nuk ma mori mendja që do bëhej si lajm. Nuk kam shkëmbyer mesazhe me të.
Advertisements
Pyetje: Po t’ja kishe numrin çfarë do ti thoje?
Donjeta: Nuk e di as vetë, normalisht si të gjithë, që ta ndalte lùftën.
Advertisements
Pyetje: Nëse mbaron lùfta, do të martohesh në verë?
Donjeta: Jo, unë e kam bërë si batutë. Nuk e kam gjetur ende njeriun e jetës, nuk ka diçka të vërtetë aty. Sa herë dal me shoqet që kanë fëmijë, më thonë të duhet një se të shkon shumë. Unë i kam shumë qejf fëmijët, jam shumë familjare.
Pyetje: Nëse do të ftonin në Big Brother VIP 2, do të pranoje?
Donjeta: Nga fundi ndoshta dhe do futesha. Pa telefon dhe e mbyllur, jo.
Po ashtu ajo deklaroi se nuk performon më si kërcimtare dhe po ashtu nuk dëshiron që ta thërrasin më “Kalláshi”, pasi prej vitesh është shkëputur nga industria e kërcimit.
“Tani nuk më pëlqen të më thërrasin Kallashi. Unë nuk mund t’i shoh intervistat, nuk mund ta shoh veten, e kam problem. Tani nuk po merrem me asnjë punë”, tha ajo.