Çdo qytetar nga Afrika e Jugut nuk do mund të futet në Itali. Bëhet me dije se Ministri i shëndetësisë i vendit, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër ekz ekutiv që ndalon të gjithë udhëtarët që kanë vizituar Afrikën Jugut gjatë 14 ditëve të fundit, të hyjnë në vend për shk ak të përhapjes së variantit të ri të koro navi rusit Botsvana, i cili po shkakton shqetësim global.
“Shkencëtarët tanë po shqyrtojnë var iantin e ri B.1.1.529. “Ndërkohë ne do të marrim masat e nevojshme menjëherë”, tha Speranza.
Advertisements
Në të njëjtën kohë, BE planifikon të pezullojë fluturimet nga Afrika e Jugut, ndërsa sot gjithashtu pritet një mbledhje e shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të diskutuar ndikimin që do të ketë ky variant te vaksinat ekzistuese dhe trajtimet kundër C ovid.