Të gjithë përdoruesit mezi po e prisnin, ‘Instagram’ gati të sjell risin më të re në rrjet

Kompania e ‘Instgram’ ka njoftuar sot mundësinë e re për të përkthyer automatikisht tekstin në postimet e historisë. Mediat e huaja raportojnë se opsioni i ri do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën, i disponueshëm në 90 gjuhë.

Kur shërbimi zbulon një gjuhë të huaj në një postim, ai do të shfaqë një opsion “Shih Përkthimin” në pjesën e sipërme të majtë të ekranit, të cilin përdoruesit mund ta prekin për të parë një përkthim në pjesën e poshtme.

Ky zhvillim do të thotë se tani ka barazi midis historive të Instagramit dhe postimeve tradicionale. Edhe pse opsioni i ri mund të përkthejë tekstin, ‘Instagram’ thotë se përkthimi audio nuk është i disponueshëm akoma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP